Muzikë

Art

Balet

Shkolla e Muzikës, Artit dhe Baletit Yllzat u themelua në vitin 2015 me iniciativën e violinistit Arion Ballata dhe muzikologes Blerta Ballata, si gjeneratë e tretë e familjes së njohur të muzikantëve, Ballata.
Ata e panë të arsyeshme themelimin e një shkolle ku do të përfshiheshin të gjitha fushat e artit në një vend. Shkolla tashmë e themeluar posedon një staf të kualifikuar prej rreth 20 profesorëve të degëve të ndryshme dhe një program mësimi modern, i cili përdoret në ditet e sotme në Europë dhe vendet tjera të zhvilluara të botës.
Synimet e stafit të shkollës Yllzat janë largpamëse dhe plotësisht të përqendruara tek përgaditja profesionale e fëmijëve në sukseset e tyre të panumërta brenda dhe jashtë vendit.
Shkolla Yllzat ka një objekt modern me 20 hapësira të dedikuara për mësim: 16 klasë për mësim individual; 2 salla baleti, dhe 2 klasë të artit figurativ, të cilat janë të pajisura me instrumentet përkatëse dhe të gjithë enterierin dhe kushtet/mjetet e nevojshme për zhvillimin e mësimit sipas standardeve.