Balet
Baleti është një mënyrë e veçantë kercimi në skenë. Ai është mbi 400 vjet i vjetër dhe, nëpërmjet hapave të lëvizjes, muzikës, skenografisë dhe veshjeve na tregon një histori, si dhe përndez imagjinatën e spektatorëve. Që të bësh lëvizje të përkryera, duhet të ushtrohemi gjatë e, megjithatë, baleti i zbavitë pa masë ata që e ushtrojnë dhe i mahnitë ata që e soditin.
Dobitë nga baleti:
Fëmijët që merren me balet kanë një trup më elastik, të zhvilluar mirë, rritje më të shendetshme, rrisin besimin në vetëvete, kanë kujtesë më të mirë, përfitojnë aftësi të bashkëpunimit në grup dhe disponim më të mirë.
Në cilën moshë fillohet baleti?
Prej moshës 4 vjec e sipër femijët mund të fillojnë me ushtrimet në balet.
Grupet e baletit:
Grupi I : Mosha 4 – 5 vjeç
Grupi II : Mosha 6 – 9 vjeç
Grupi III : Mosha 10 – 14 vjeç
Oraret:
Mësimi në Balet zhvillohet në grup dhe mbahet dy herë në javë nga 60 minuta.
e Hënë – e Enjte
17:15 – 18:15
18:15 – 19:15
19:15 – 20:15
Cfarë ju duhet për ushtrimet e baletit?
Për të qenë të pergatitur për oret e baletit ju duhen rrobat e stërvitjes për balet dhe pupat e ushtrimeve, të cilat i gjeni në dyqane të posaçme për balet.