Ajlina Fazlija nga „Yllzat“, pjesëmarrëse në Festivalin Internacional në Itali

Ajlina Fazlija është nxënëse e Shkollës “Yllzat”, që nga Shtatori i vitit 2015.

Që në fillimet e saja ka shprehur interesim të madh në fushën e këndimit dhe në instrumentin e Pianos, në të cilat edhe është duke vijuar mësimet.

Me kalimin e kohës, profesoreshat kanë vërejtur që përveç interesimit që ka për këndim dhe piano, Ajlina ka edhe një kapacitet të lartë të shprehjes muzikore. Me këtë rast, është vendosur që të dërgohet në gara ndërkombëtare, ashtu që talenti i saj të triumfoj edhe jashtë kufijve.

Keshtu, në Prill të vitit 2017, nxënësja Ajlina Fazlija ishte pjesëmarrëse në Festivalin Internacional të Muzikës Klasike në Citta di Barletta – Itali. Ajlina arriti të ketë një prezantim shumë të mirë të punës së saj pianistike. Ajo u paraqit me program më të avancuar për moshën e saj, meqë rast mori 84 pikë nga 100 pikë sa ishin gjithësej. Gjithashtu ajo prezantoi edhe një pjesë shqiptare para publikut Italian.

 

0 Kommentare

Dein Kommentar

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert