Toska Thaçi nga shkolla „Yllzat“, fituese e dyfishtë e vendit të parë në garat ndërkombëtare
Toska Thaçi u bë pjesë e shkollës “Yllzat” në Shkurt të vitit të 2017.
Me perkushtimin dhe punën e saj në piano, ajo arriti që brenda një periudhe shumë të shkurtë kohore, të ketë një rezultat shumë të mirë në ekzekutimin e pianos. Duke e vërejtur këtë progres të shpejtë, mësuesja Yllka Shyti e dërgoi atë në gara të ndryshme.
Keshtu, nga data 28 Mars deri me datën 1 Prill të vitit 2018, në Shkup janë zhvilluar garat internacionale të muzikës klasike “Polyhymnia”. Këto gara janë ndërkombëtare dhe pjesëmarrësit ndahen në kategori në bazë të moshës; si dhe vlerësohen nga juria profesionale. Edhe Toska ishte pjesë e këtyre garave.
Toska pati një prezantim shumë të suksesshëm në kategorinë “A”, ku në mesin e 17 konkurentëve doli e para me 95.33 pike. Në këtë rast, Toska jo vetem që përfaqësoi shkollën por edhe shtetin e Kosovës.
Përveç kësaj, Toska në muajin Qershor mori pjesë në Edicionin e 14-të të Garave të Muzicientëve të rinjë “ARSKOSOSVA 2018”. Edhe në këtë garë, Toska arriti t’i marr 95 pikë nga 100 sa ishin gjithësej, duke siguruar kështu për herën e dytë, vendin e parë.
Dein Kommentar
Want to join the discussion?Feel free to contribute!