Jon Ahmeti – Talenti që premton shumë

Joni është njëri ndër talentët e shumt që ka shkolla jonë. Ai vijon mësimet në klasën e tretë në piano dhe dallohet për aftësitë e tij si virtuoz dhe me një muzikalitet të rrallë për moshën që ka.
Gjatë vitit të parë që Joni morri pjesë në Gara Pianistike u tregua jashtëzakonisht i suksesshëm, ku në dy garat „Ars Kosova“ dhe „Pianisti i Ri“ fitoi çmimin e parë, me maksimumin e pikëve dhe me një çmim special. Ky çmim special që i’u dhurua Jonit, është ftesë për garën „Adilia Alieva International Piano and Young Instrumentalists Competition“ që do të mbahet në Geneve të Zvicrrës.  Me marrjen e këtij çmimi special, Joni e kaloi etapën e parë të kësaj gare edhe pa prezencen e tij në Zvicërr dhe automatikisht kualifikohet për pjesemarrje në etapën e dytë të kësaj gare.
Ai vazhdon ti përkushtohet pianos me një dëshirë shumë të madhe ku edhe pjesëmarrjet e tij tanimë do të zgjerohen jashtë kufijve të vendit, në pjesemarrje me karakter ndërkombëtar.

0 Kommentare

Dein Kommentar

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert